Policitë e disa vendeve europiane kanë arrestuar sot 17 persona në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një rrjeti kriminal të trafikut të drogës, njoftuan forcat holandeze të sigurisë.

“Këto arrestime u kryen në sajë të informacioneve të përgjuara në sistemin e koduar telefonik të EncroChat të përdorur nga krimi i organizuar”, bëri të ditur policia në një komunikatë.

Aksioni, i kryer në bashkëpunim me policitë belge dhe spanjolle, çoi në arrestimin e 17 personave të moshës nga 25 në 68 vjeç.

“Operacionet u kryen njëkohësisht në dhjetëra vende në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Hungari dhe Sllovaki”, theksoi policia holandeze, duke shtuar se u sekuestruan drogë, armë, makina dhe para’.

“Shumica e të dyshuarve dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe aktivitete të pastrimit të parave. Disa janë akuzuar gjithashtu për armëmbajtje pa leje”, shtoi policia.

Holanda u ka kërkuar autoriteteve belge dhe spanjolle për ekstradimin e të dyshuarve të arrestuar në vendin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: