Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar sot në Elbasan, ku policia shqiptare në bashkëpunim me atë spanjolle ka zhvilluar në qytetin e Elbasan në ambientet e një biznesi në katin e tretë të Kompleksit të banimit “Dardanët” aty ku ndodhet një call center.

Operacioni policor me pjesëmarrjen edhe të policisë spanjolle është kryesuar nga SPAK.

Policia gjatë këtij operacioni është detyruar të thyeje xhamat e ambientit, pasi në këtë biznes me mbërritjen e policisë nuk gjendeshin persona brenda. Ndërkaq janë sekuestruar kompjuterët dhe gjithçka tjetër që ndodhej në call center, i cili ishte i braktisur.

Burime jo zyrtare bënë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për administratorë dhe punonjës shqiptarë. Ndërkaq ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb