Operacioni i nisur nga Belgjika për çmontimin e një bande shqiptare të drogës, ka ndodhur paralelisht në disa shtete, Spanjë, Itali, Holandë, ndërsa në total janë arrestuar 30 persona.

Mediat spanjolle kanë nxjerrë detaje të reja nga operacioni që është mbajtur dhe në Spanjë, ku janë arrestuar 7 shqiptarë. Sipas mediave, gjatë aksionit janë sekuestruar 19 mijë rrënjë marijuan, ndërsa janë zbuluar dy plantacione me drogë, një në Barcelonë dhe Gerona.

Hetimi nisi shtatorin e kaluar kur agjentët, falë kanaleve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, u gjetën dy plantacione të mëdha marihuane në një zonë pyjore të Katalonjës, që me sa duket do të menaxhoheshin dhe mbroheshin nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb