Mbrëmjen e Krishtlindjes në El Salvador është kryer një operacion ushtarak kundër trafikantëve të drogës, me qëllim çmontimin e bandave kriminale.

Më shumë se 1000 ushtarë dhe 130 policë rrethuan një lagje të kryeqytetit, operacioni i dytë i tillë në një muaj në vendin e rrënuar nga dhuna në Amerikën Qendrore. 

Që nga mëngjesi i djeshëm, distrikti Tutunicapa “është plotësisht i bllokuar”, tha Presidenti Salvadoran Naguib Buquele.

Gjithashtu autoritetet kanë paralajmëruar se të gjithë terroristët, trafikantët e drogës dhe anëtarët e bandave do të dëbohen nga zona që deri disa muaj më parë cilësohej bastion i krimit.

Ndërkohë që nga marsi i kaluar, më shumë se 60,000 persona janë arrestuar me dyshimin se janë të lidhur me organizata kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb