TIRANE- Policia ka ndërmarrë një sërë operacionesh anti-kanabis në disa zona të vendit. Kështu, pas një operacioni të mirëorganizuar nga policia e Shkodrës dhe FNSH, janë asgjësuar 12.139 rrënjë kanabis në disa zona të qarkut. Si rezultat i këtij operacioni janë gjetur 75 parcela të mbjella me bimë narkotike në 9 zona të ndryshme.
Bima narkotike është gjetur në vendin e quajtur Mllojë, në Vaun e Dejës, në Bojaj, Bruçaj, Sumë, Likaj, Telumë, Kishë Arrë, Postribë dhe në vendin e quajtur Prroi i Çuit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Ndërkaq, Policia e Vlorës ka asgjësuar 2 parcela të mbjella me 1319 rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike është gjetur në fshatin Kropisht në vendin e quajtur “Moçalet Janaj”. Në kërkim është shpallur kultivuesi i bimëve narktoike, Fatjon Koçiraj, 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Ndërkaq, 515 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në Kuçovë dhe në Skrapar. Bimët janë gjetur në fshatin Frashër të Kuçovës, dhe Koprënckë të Skraparit. Ato ishin me një lartësi 130 cm të lartë. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: