SAMARRA-Mijëra forca të sigurisë irakiane nisën sot një ofensivë në shkallë të gjerë për marrjen nën kontroll të zonave në veri të Bagdadit nën drejtimin e grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), bënë të ditur disa zyrtarë.

“Në operacion do të marrin pjesë forcat antiterroriste, ushtarakë, forca policie dhe grupe aleate paraushtarake, të mbështetura nga aviacioni irakian dhe ai i koalicionit ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njoftoi komanda mbështetëse e operacioneve.

Sipas një koloneli të ushtrisë, më shumë se 7 000 anëtarë të personelit të sigurisë do të marrin pjesë në operacion me synim marrjen nën kontroll të zonave në perëndim të qytetit Samarra. Zonat e shënjestruara, që sipas kolonelit do të vijojnë nga Samarra në qytetin Baiji, rreth 130 kilometra në pjesën veriore të vendit duke formuar një nyje strategjike që lidh territoret e kontrolluara nga ISIS-i në rrethinat e Mosulit, bastioni kryesor xhihadist në Irak, drejt rajoneve në skajin jugor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: