Dy raste të kultivimit të Bimëve Narkotike është goditur nga efektivët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, duke çuar në asgjësimin e 399 rrënjëve kanabis në Kurbin dhe Mirditë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia ka ushtruar një kontroll të imtësishëm, në Kurbin dhe Mirditë. Nga ky kontroll rezultoi se në fshatin Zhejë, Kurbin në vendin e quajtur “Përroi i Vilzës”,  ishin mbjellë katër parcela me 225 bimë të dyshuara Canabis Sattiva.

Gjithashtu në fshatin Fan, Mirditë, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Petoç” u gjet një parcelë ku ishin të kultivuara 174 bimë të dyshuara Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies. Ndërkaq policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: