SHKODER- Plot 775 rrënjë bimë narkotike janë evidentuar dhe asgjësuar ditën e sotme nga policia gjatë operacioneve antikanabis në Malësi të Madhe dhe Pukë. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kastrat në Malësi të madhe, janë gjetur 32 rrënjë kanabis të mbjella në parcelën e 49-vjeçarit Pal Therqaj, i cili i arrestua.

Ndërkaq, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S., 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fashit Kastrat.

Aksioni antikanabis i policisë u shtri edhe në fshatin Mazrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar bimë narkotike të mbjella në 7 parcela.

Ndërsa në fshatin Lisen, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar 113 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në vëndin e quajtur « Buxith », të fshatit Korthpul, në Pukë, jane gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 3 parcela me 150 rrënjë.
Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjes është gjetur e sekuestruar 1(një) celular i markës Nokja, pa kartë SIM. Ndërsa policia po punon për identifikimin e kapjen e kultivuesve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: