Kryeministri i vendit Edi Rama në një fjalim në parlament, duke folur për operacionet e OFL-së, tha se kush ka vënë pasuri kriminale, nuk do të shpëtojë.

Ne kemi një plan të duhur ekonomik. Me anë të amnistisë për shqiptarët e ndershëm që deklarojnë pasurinë, Rama tha se bëhen hapa përpara drejt një ekonomie të shëndoshë. Vendi nuk mund të mbajë në kurriz peshën e pasurive kriminale. Ne kemi nisur një betejë, që do ta çojmë deri në fund. SPAK dhe institucionet e reja janë në drejtimin e duhur. Vendimet e para të Gjykatës Speciale janë inkurajuese. Askush nuk do të shpëtoj nga rrjeti i drejtësisë për pasurinë, që është vendosur me krim. OFL ka në tagër vetëm ata që preken nga ligji. Kursimet e ndershme të emigrantëve do hapim rrugën në futjen nëpër banke, duke i përjashtuar nga kontrolle nga regjimi i jetës të përditshme. Sigurisht që nga amnistia përjashtohen ata që kanë të ardhurat nga krimi. Amnistia e përgjithshme fiskale do të votohet këtu në parlament me 84 parlamentarë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama shtoi se të gjitha iniciativat e ndërmarra kanë bërë të mundur shkërmoqjen e oligarkisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“OFL ka objekt persona që janë dënuar për krime të caktuara që kanë të bëjnë kryesisht për krime të rënda, ndërsa merren të tjera institucione me burimin e pasurisë të politikanëve apo gjyqtarëve. Gjyqtarët e prokurorët do të përgjigjen për pasuritë kriminale. OFL është operacion policor dhe nuk ndodh në vend demokratik që të zhvillohet ndaj politikanëve ose gjyqtarëve. Për ta, ka faza dhe do japin llogari për pasurinë. OFL ndan paranë e fituar nga puna (e deklaruar ose e padeklaruar) me paranë kriminale. Këto të ardhura ka ardhur koha të formalizohen me një  komision me një taksë të favorshme, si kudo në botë. Nuk ka asnjë tolerancë nga shteti. Do të kërkohet që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të deklarojnë të ardhurat që kanë nga jashtë vendit. Biznesmenët që kanë asete jashtë vendit duhet t’i deklarojnë e mos bëjnë shaka, se mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Po shkërmoqet oligarkia e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb