Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka parashtruar disa pyetje publike në Kuvend sa i takon operacionit Forca e Ligjit, i njohur ndryshe OFL në interpelancën e kërkuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Gjatë fjalës së tij Salianji theksoi se operacionet e OFL-së tregojnë qartë se kanë qenë intimidime për grupet krimianë që këto të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale.

“Është miratuar një akt normativ nr, 1 për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore.

Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin. Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot? A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri të pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet? A ka ndërhyrje politike? A ka njerëz që janë favorizuar? A kemi dy standarde? Sa prej këtyre rasteve janë kthyer në polici për kthim dokumentacioni. Këto janë pyetjet që janë ngritur për ministrin. A janë arritur qëllimet e këtij ligji? Në çdo momente dëgjojmë për krime, për tritol dhe vrasje. A ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar?”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: