Operacionet humanitare në Elbasan vazhdojnë pa ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau pamje nga këto operacione, ndërsa siguroi se do të vijojë angazhimi në terren deri në fund të kësaj situate.

“Vazhdon operacioni i ndihmës si çdo ditë pa ndërprerje në Elbasan. Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar”, tha Balla.

Ai siguroi se do të vazhdohet kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb