Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkruan në “Facebook”se kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq.

Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra. #KrenariPërFD

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: