Detaje të reja kanë zbuluar mediat italiane nga operacioni i përkashkët Itali- Shqipëri. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, 27 të tillë nga të cilët 10 u arrestuan në Shqipëri për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Ndërkohë 10 të arrestuar janë italianë. Arrestimet u kryen kryesisht në rajon e Barit, Romës, Leçes, Matera dhe Pesaro- Urbino.

Paraprakisht Gjykata italiane ka vendosur masat e sigurisë për të arrestuarit, duke lënë në arrest me burg 25 dhe duke dhënë arrest shtëpie 12 të tjerë.

Grupi kriminal i cili u shkatërrua vepronte prej 5 vitesh, dhe në Shqipëri operacioni u shtri në Tiranë e Vlorë. Në operacionin e drejtuar nga Anti- Mafia dhe Prokuroria Italiane, bashkëpunuan me Policinë shqiptare dhe SPAK.

Madje dje u mbajt edhe një konferencë për shtyp ku u bë me dije nga zyrtarët italianë se ka autoritete shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar këtë grup kriminal. Kreu i SPAK, Arben Kraja premtoi se do të hetohen të gjithë zyrtarët shtetërorë të përfshirë dhe do të çohen para përgjegjësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb