Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në një lidhje në skype në emisionin “LOG.” në News24, i pyetur për detaje nga megaoperacioni antidrogë i shtrirë në Itali e Shqipëri, tha se Antimafia italiane ka kërkuar nga SPAK e GJKKO të firmosnin urdhër-arrestet që në 21 shkurt të këtij viti.

Sipas gazetarit Çelmeta, deri më tani, janë 2 njoftime zyrtare, njëi antimafias italiane dhe një nga SPAK, ku nuk thuhet cilët janë personat për të cilat janë lëshuar urdhërarreste nga policia shqiptare,  as inicialet, apo sa urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet shqiptare.

“Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK. Kemi marrë informacion për ndalimet në Vlorë, Fier e Tiranë por jo emrat e tyre.

Tek dosja e antimafias italiane, prokurori i Antimafies në 21 shkurt 2025 i ka kërkuar SPAK të firmosë urdhërarrestet, operacioni u krye pas zgjedhjeve, të bën të dyshosh se ky operacion u la të zhvillohet pas zgjedhjeve”, tha Çelmeta.

Sipas tij, janë 30 urdhër-arreste që firmosen nga GJKKO.

“Këto kanë qenë në dorë të SPAK e GJKKO”, tha gazetari i News24.

Igli Çelmeta: Deri tani kemi 2 njoftime zyrtare, një të antimafias italiane, një nga SPAK, ku nuk thuhet cilët janë personat për të cilat janë lëshuar urdhërarreste nga policia shqiptare,  as inicialet, apo sa janë lëshuar nga autoritetet shqiptare. Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK. Kemi marrë informacion për ndalimet në Vlorë, Fier e Tiranë por jo emrat e tyre.

Tek dosja e antimafias italiane prokurori në 21 shkurt 2025 i ka kërkuar SPAK të firmosë urdhërarrestet, operacioni u krye pas zgjedhjeve, të bën të dyshosh se ky operacion u la të zhvillojek pas zgjedhjeve.

I bazohemi vetëm dok italiane, të drejtën për të vendosur firmosur e ka Gjykata e posaçme që ja kërkon SPAK. Janë 30 urdhërarreste që firmosen nga GJKKO. Këto kanë qenë në dorë të SPAK e GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb