Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë, më 13 shtator, mbështetur në hetimet paraprake, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e 31 personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për shfrytëzim prostitucioni e ushtrim prostitucioni. Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31, nga të cilët 2 femra shqiptare kosovare dhe 29 meshkuj shqiptarë kosovarë.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti për Kundërvajtje në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb