DIVJAKA

Policia ka zbritur në terren thuajse në gjithë bregdetin për të vepruar ndaj atyre që nuk po i përgjigjen ultimatumit të kryeministrit Rama për zaptimin e rërës së plazhit.

3 subjekte pa leje janë evidentuar në Seman të Divjakës dhe janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Ndërkohë më parë Policiaka qenë edhe në Golem e Durrës ku dhe aty ka spastruar hapësirën bregdetare nga shezlongët e subjektet pa leje.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Seman, Darzezë, Divjakë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Fier, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë.

Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb