ELBASAN

Sekuestrohen 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis në Elbasan dhe arrestohen 3 persona, të tre nga Korça. Po kështu policia ka sekuestruar dhe automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: