LEZHE– Policia ka finalizuar operacionin e koduar ‘Epilog’ në Lezhë, ku janë sekuestruar 300 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa është arrestuar një person dhe 2 të tjerë janë në kërkim.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë Pjetër Toni , 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull – Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull -Lezhë.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa ditore, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në banesë në Ishull-Lezhë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: