ELBASAN – Policia e Shtetit ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, 6 persona që prodhonin lëndë eksplozive për t’i shitur në treg. Arrestimet janë bërë në kuadrin e operacionit “Funaras”. Tre ndër të prangosurit janë nga komuna Orenjë e Librazhdit, ndërsa tre të tjerët, vëllezër me njeri-tjetrin, nga Bulqiza.

Të arrestuar:
1. Astrit Feim Blloku, 18 vjeç, banues në Orenjë, Librazhd.
2. Aurel Riza Isaku, banues në Orenjë, Librazhd.
3. Altin Idriz Balazi, banues në Orenjë, Librazhd.
4. Subi Sabahit Koçi, 26 vjeç, nga Bulqiza.
5. Edmond Sabahit Koçi, 23 vjeç, nga Bulqiza.
6. Illi Sabahit Koçi, 22 vjeç nga Bulqiza.

Policia ka sekuestruar 48 kg lëndë eksplozive dhe 150 copë kapsolla detonatore. Po ashtu, edhe 20 aparatë celularë. Operacioni i quajtur “Funaras” kishte nisur që në vitin 2014.

Të arrestuarit akuzohen “Për prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake” dhe “Trafikim të lëndëve plasëse dhe eksplozivëve”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb