Pas sekuestrimit të 3 milionë eurove pasuri, që kishin si burim financiar aktivitetet kriminale, ‘BalkanWeb’ ka zbuluar emrat e poseduesve të tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasit Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj të cilët janë arrestuar në Danimarkë më 26 qershor të këtij viti. Kjo është hera e dytë që atyre iu sekuestrohen pasuritë, pasi një pjesë e saj u bllokua më 26 qershor, por qe ishin ne emer te familjareve te tyre.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe të gjitha të ardhurat nga aktivitetet kriminale i investonin në Shqipëri. Ata akuzohen se kane trafikuar nje sasi prej 1 650 kg kokainë dhe heroinë në 7 vende të ndryshme te Europes.

PASURITË E SEKUESTRUARA
-Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
-10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;
-1 apartament banimi në Shkodër (në pronësi të kunatit të Jetmir Kastratit)
-14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;
-Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.
-Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: