Historik është konsideruar nga policia dhe mediat greke operacioni 48 orësh për goditjen finale ndaj një organizate të fuqishme kriminale të trafikut të drogës me gomone nga Shqipëria në Greqi.

E teksa policia është përballur me një gomone super të shpejte me tre motorë nga 350 kuaj fuqi secili që arriti të rrezojë një skaf policie duke plagosur edhe policët e madje të vendosë në vështirësi edhe helikopterin me snajperistë, policinë greke mesa duket një pamje e frikshme e ka vënë në pikëpyetje.

Sipas deklaratës zyrtare të Hellenic Coast Guard, gjatë kontrolleve në Athinë, në një nga mjediset e organizatës është gjetur pikërisht kjo gomone që shihni në foto. 4 motorë prej 350 kuaj fuqi e bëjnë atë gomonen më të shpejtë që mund të prekte ujërat detare. Për çfarë po përgatitej organizata e drogës me skafistë shqiptarë?

roja bregdetare greke

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb