Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se në qarkun e Elbasanit vetëm gjate ditës së djeshme janë ndihmuar 758 familje në nevojë si dhe i është dërguar ushqim dhe medikamente mjekësore pensionistëve të vetmuar.

Pëmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se operacioni humanitar i rezistencës për ekzistencë do të vazhdojë çdo ditë deri në fund të luftës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

? gjatë ditës së djeshme në qarkun e elbasanit 758 familje shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore.

? do të vazhdojmë kështu sot, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës, me mendje e me zemër, operacionin humanitar të rezistencës për ekzistencë.

? duhet vetëm durim sepse askush nuk do mbetet pa ndihmë! Asnjë pensionist i vetmuar apo familje në nevojë nuk do të mbetet pa u kontaktuar nga djemtë dhe vajzat e operacionit të solidaritetit.

#njëatdhe ?? #njëfamilje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: