Te premten e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e Argitës, e cila vuan nga skolioza. 8-vjeçarja ka tashmë gjithë mbështetjen e shqiptarëve. Ajo iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë të rëndësishme ku iu vendosën implantet.

Në ankth dhe me zemër në dorë kanë pritur prindërit e saj pas derës së operacionit. Në fund gjithçka përfundoi me sukses për vogëlushen. Por ky operacion ishte vetëm fillimi i betejës për vajzën. Më herët mjeku sqaroi se pas këtij operacioni mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12 vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos t’i ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate.

Në moshën 12 vjeçare ajo do të kryejë një operacion final për t’i fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore. Pra në total 8-vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Kostoja e gjithë operacioneve mund të shkojë deri në 35.000 euro. Mjeku tha se vajza vuan nga kajfozis dhe skolioza. Bazuar ne rezultatet e testimeve që iu kryen, skolioza i është shkaktuar nga neurofibromatoza.

Sëmundja i kishte përparuar dhe shpina e saj është përthyer në një kënd 127 grade. Operacioni i parë ju bë në kohën e duhur madje në një situatë emergjence për t’i përmirësuar jo vetëm pamjen por më e rëndësishmja për t’i shpëtuar jetën vajzës. Sot Argita gëzon shëndet të plotë dhe falenderon gjithë bamirësit që e ndihmuan të ketë një jetë normale.

https://youtu.be/YcUt5bP-TI4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb