TIRANE- Në kuadër të operacionit të hidrokarbureve, janë ushtruar kontrolle në 19 subjekte në segmentin rrugor Laç-Mamurras-Fushë Krujë, Korçë, Durrës e Fier.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për 4 subjekte, të cilat akuzohen se fshehën të ardhurat. Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë se në pranga ka rënë dhe një pronar që tregtonte naftë bruto kontrabandë, si dhe u shpall në kërkim një tjetër, për të njëjtën akuzë.

Aksioni u ndërmor nga ana e grupeve ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar. Po sot, u sekuestruan 25.000 mijë litra naftë bruto kontrabandë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: