TIRANË- Në gjykatën e Tiranës sapo është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin Ardit Murati dhe “detyrim paraqitje” për Shehat Muratin, at e bir, në lidhje me operacionin e tre ditëve më parë tek “Don Bosko” që degjeneroi në përdorimin e armëve nga ana e policisë, në ndjekje të mikut të Arditit, Bledi Peca.

Siç raporton për BalkanWeb, gazetarja Klodjana Lala, at e bir nuk kanë pranuar para gjykatës të kenë lidhje me sasinë e kokainës së gjetur në banesën e tyre. Ata kanë thënë se lënda narkotike i përkiste Arbër Muratit, djalit tjetër të familjes Murati dhe e ata s’kishin dijeni për këtë.
20170804-110340

20170804-110329

20170804-110326

20170804-110356

20170804-110431

20170804-110433

20170804-110435
Kujtojmë se në kudër të operacionit “Përpjekja e fundit”, ku u ndoq dhe plagos Bledi Peca, teksa udhëtonte në makinën e 22-vjeçarit Arbër Murati, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij të fundit.
Në dhomën e gjumit të Arbër Muratit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës vëllai dhe babai i tij, ndërsa është shpallur në kërkim 22-vjeçari.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb