Një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Italisë është konkluduar në arrestimin e një grupi kriminal. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’.

Dy policitë që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur një operacion antidroge ku kanë goditur një grup kriminal me shtetas  shqiptar dhe italianë.

Operacioni po zhvillohet aktualisht në të njëjtën kohë në të dy vendet. Derin tani janë ekzekutuar disa urdhërarreste shumica në Itali. Konkretisht mësohet se janë arrestuar gjithsej 16 persona nga të cilët 2 në Shqipëri. Rreth orës 11:00 pritet të mbahet një konferencë në Itali për këtë rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: