TIRANE– Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aksionin e policisë së Elbasanit, ku u arrestuan 27 persona në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’ dhe u bllokuan disa automjete luksoze si dhe disa asete, pasuri dhe ambiente të ndryshme të cilat dyshohet se janë vendosur në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Sali Berisha thotë se me bandën e Edi Ramës dhe Don Lales, (referuar kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini) policia arrestoi 27 endacakë.

Statusi i Berishës:
Aksion spektakolar policor ne Elbasan, i drejtuar nga vete Çako i droges!
Me banden e Rames dhe Don Lales darkojne, ama arrestojne 27 endacake!
Bravo, bravo e qetesuan Elbasanin! sb
auto_sali_Berisha1501426638
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb