Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se vijon pa ndërprerje operacioni i solidaritetit për shpërndarjen e ndihmave deri në zonat e thella të mbuluara nga dëbora.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla thekson se autoritetet ndodhen në terren për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët si dhe për të riparuar çdo dëmtim të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas Ballës, duhet vetëm durim dhe se askush nuk do mbetet pa ndihmë!

‘’Asnjë pensionist i vetmuar apo familje në nevojë nuk do të mbetet pa u kontaktuar nga djemtë dhe vajzat e operacionit të solidaritetit’, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Vijon operacioni i solidaritetit, deri në zonat më të thella, ku dëbora që mungoi në dimër, po bie pa ndërprerje tani në fillim prilli.
? po punohet kudo për të garantuar që rrugët të mbahen të hapura si dhe po riparohet çdo dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
? ne do të vazhdojmë edhe sot si çdo ditë, me mendje e me zemër, operacionin humanitar të rezistencës për ekzistencë.
? duhet vetëm durim sepse askush nuk do mbetet pa ndihmë! asnjë pensionist i vetmuar apo familje në nevojë nuk do të mbetet pa u kontaktuar nga djemtë dhe vajzat e operacionit të solidaritetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb