LUSHNJË

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Lushnjë, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Kristi Mezini dhe pasagjerë shtetasit Benard Kasapi, Jurgen Sula dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasve Kristi Mezini dhe Benard Kasapi iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kristi Mezini, 21 vjeç dhe Benard Kasapi, 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit Jurgen Sula, 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi Fatmir Sulovari (Krasniqi), 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: