TIRANË- Pak ditë para nisjes së operacionit kundër informalitetit tek bizneset, Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka siguruar se kjo luftë ndaj paligjshmërisë nuk është ndaj bizneseve. Shehaj ka bërë edhe një përmbledhje të arritjeve të tatimeve në këto 2 vite.

“Kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura në buxhetin e shteti. Kemi ulur ndjeshëm gjobat e padrejta. Në 2014 u ulën me 30 milion dollarë gjobat e padrejta ndaj biznesit”, tha Shehaj.

Drejtoresha e Tatimeve theksoi se aksioni kundër informalitetit mbron qytetarët dhe bizneset korrekte në favor të konkurrencës së ndershme.

“Në prag të aksionit kam disa mesazhe të rëndësishme. Nuk kemi të bëjmë me një luftë kundër biznesit. Ky aksion mbron qytetarët. Ky operacion edhe për të mbrojtur bizneset e ndershme dhe korrekte. Së treti ky operacion kundër informalitetit nuk është një luftë kundër biznesit të vogël, përkundrazi biznesi i vogël duhet të nisë të formalizohet. Administrata tatimore është në krah të sipërmarrësve”, deklaroi Shehaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb