TIRANË- Efektivat e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Lalzi”, ku janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, Engled Broja, 23 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë, si dhe Arjan Çypi, 28 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën tip “Land Rover” me targa AA 507 CK që drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: