TIRANA

Dy persona janë arrestuar nga Policia si autorë të vjedhjes së 7 banesave në Tiranë.

I.I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç u arrestuan nga Policia pasi prej janarit të 2020 deri ditën e djeshme kanë vjedhur 7 banesa. Nga informacionet që jep Policia dallohet se dy të arrestuarit hynin në për banesa dhe merrnin sasi parash dhe bizhuteri.

Policia arriti t’i arrestojë teksa vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”.

 

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.

 

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan  operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

 

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

 

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

 

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

 

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

 

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

 

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

 

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

 

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

 

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb