Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu për operacionin policr “Mezhgorani” ku u arrestua dhe botuesi Henri Çili.

Lleshaj përgëzon policinë dhe prokurorinë dhe thekson se droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne.

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë ??”, shkruan Lleshaj.

Lleshaj Tw
Lleshaj Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb