GJIROKASTËR

Një 31-vjeçar nga Shkodra është ndaluar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, i nisur në shkurt të vitit të kaluar, ku pati dhjetëra të arrestuar.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin Albano Kalej , 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialiat i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb