Vdekja e dikatorit nazist Adolf Hitler, është një nga më të diskutuarat rreth mistereve të historisë. Fyhreri ishte një figure sa e dashur aq edhe e urryer, dhe po kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye, vështirë se është për t’u habitur pse njerëzit janë kuriozë mbi mënyrën e vdekjes së tij, dhe se kur kjo ka ndodhur.

Konsensusi i përgjithshëm është se ai vrau veten me një tabletë cianur, dhe një plumb në kokë në 30 prill të vitit 1945. Megjithatë, sovjetikët nuk kanë qenë aq të sigurtë mbi këtë, ndaj ata filluan zbatimin e “Operacionit Miti”.

Ky qe një hetim mbi vdekjen e Adolf Hitlerit dhe vërtetësinë e trupave që u zbuluan në dalje të bunkerit të nëndheshëm të liderit nazist, kur Ushtria e Kuqe pushtoi Berlinin.

Në 30 prill 1945, Ushtria e Kuqe sovjetike ishte duke sulmuar Berlinin. Ndërkohë, Hitleri dhe disa bashkëpunëtorë të besuar, qenë fshehur në bunkerin e nëndheshëm./telegrafi/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: