Më datën 21 maj të këtij viti, operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi 52 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Drejtoria Antimafia e Barit sekuestroi 100 mijë euro cash dhe një vilë në zonën Torre a Mare.
Sipas vendimit të gjykatës, pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës midis Shqipërisë, Belgjikës dhe rajonit të Pulias në Itali.

Kjo sekuestro është pjesë e një hetimi më të gjerë të Prokurorisë Antimafia të Barit dhe SPAK-ut në Tiranë, që synon goditjen e rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës.

Sipas burimeve në Itali, këtu shtohen sekuestrimeve të mëparshme të realizuara në maj ndaj disa të hetuarve, ku u konfiskuan pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, me vlerë prej miliona eurosh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb