GREQI

Policia greke vijon ende operacionin për kapjen e gomones së dytë me drogë. Mediat greke raportojnë se mbrëmë është kontrolluar çdo gjë e gjetur në gomonen e kapur pas ndjekjes në det me ndihmën e qenit nuhatës.

Tre të arrestuarit janë shoqëruar në policinë e Mitilinit. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gomonen e dytë. Sipas burimeve për mediat greke janë edhe tre persona të tjerë në gomonen që është ende në kërkim.

Greqi Trafikantet (2)
Greqi Trafikantet (2)

Ndërkohë Kathimerini shkruan sot se “dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë”.

Kathimerini 1
Kathimerini 1

“Drejtoria kundër narkotikëve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqipëria për të çuar hashash në Turqi ku do të merrnin heroinë. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashin ka arritur ta shkarkojë në brigjet turke”, shkruan media greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb