Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni në det, ku u kap një gomone me drogë, ndërsa vijon operacioni për bllokimin e tjetrës. Policia greke ka bërë të ditur se në gomonen e parë të bllokuar janë arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian.

Aktualisht ata po merren në pyetje në Mitilini, ndërsa 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter po vijojnë aksionin për kapjen e gomones së dytë.

Kjo e fundit, e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë. Po ashtu raportohet se gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policise dhe trafikanteve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb