Zbulohet se ku ishin fshehur 49 kg kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori që destinacion kishte pikërisht firmën e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj në Maminas.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se droga ishte fshehur në një pjesë metalike të konteinerit, madje nga pamjet që çon Policia janë dashur edhe pajisje për ta çarë.

  • foto galeri

Sasia nuk ishte fshehur mes frutave apo brenda, por në këtë pjesë të poshtme të konteinerit, tek shasia, ku ishin fshehur edhe pakot me 49 kg kokainë tek një vend i posaçë.

Ndërkohë rezulton se Selim Çekaj banonte në zonën e Saukut në Tiranë. Pas 3 vitesh, familja çekaj përfshihet sërish në të njëjtën skemë të transportit të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb