Andre Ter Stegen, nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gardiani i portës së Barcelonës në rrjete sociale, ku tregon se ka kryer me sukses i një ndërhyrje në gju.

“Dario AS”, shkruan se portieri gjerman do të mungojë të paktën dy muaj pas operimit. 29-vjeçari, shkroi në “Titter”, se pas operacionit ndihet shumë mirë, si dhe falenderoi fansat për mbështjetjen.

“Gjithçka shkoi mirë sot. Tani fokusi është në rikuperimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj gjatë tre ditëve të fundit”, shkroi Ter Stegen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb