GRAMSH

Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për BalkanWeb emrat e kryeplakut dhe 7 nga të arrestuarit në operacionin ‘’Kotorri 2020’’ në Gramsh për kultivimin e kanabisit në pyll.

Aurel Kotorri është kryeplaku 32- vjeçar i arrestuar për shpërdorim detyre në Kotorr pasi lejoi të arrestuarit të kultivonin kanabis në pyll.

Ndërkohë Alkis Vila, Albion Nexhipi, Elton Kotorri, Ervin Kotorri, Altin Kotorri, Luan Kotorri dhe Klajdi Kotorri janë disa nga të arrestuarit në Gramsh. Disa prej tyre janë jo vetëm banues në Kotorr, por edhe në Elbasan, Durrës e Shijak.

Ndërkohë mes tyre është arrestuar edhe G.Ç, banues në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb