Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, duke folur për operacionet në Greqi bazuar në çkodimet e mesazheve të SKY ECC, tha se zbërthimi i aplikacionit ka sjellë një vrull të ri të hetimeve ndaj krimit të organizuar.

Sipas gazetares, duke kryqëzuar këto të dhëna që dalin nga mesazhet me prova të tjera, njerëz të Botës së krimit mund të çohen prapa hekurave. Lala tha se në aplikacionin SKY ECC kryesisht është folur për vrasje mafioze, për trafiqet nga Amerika Latine në Europë dhe të tjera ngjarje kriminale, përfshi edhe korruptime zyrtarësh etj.

Referuar operacionit të fundit në Greqi pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, ku rezultojnë si përdorues edhe shqiptarë, Lala tha se një prej emrave është ai i Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në 2022 me eksploziv.

Ajo tha se nga zbërthimi i SKY ECC provohet se përplasja ka nisur në 2020, ku u tentua vrasja e Rubi Kalemit, ndërsa krimi do të kryej nga Ari Papa.

“Në maj 2021 vritet Ari Papa në Greqi, këtu më pas, ky informacion i ri, mund ti shërbejë edhe prokurorisë shqiptare.

Pas vrasjes së Sadikajt, u vra Edmond Papa, patëm masakrën e Memaliajt që u vra Shyqyri Kalemi dhe dy persona të tjerë që s’kishin lidhje me këto përplasje. Këto të dhëna mund të hedhin dritë mbi këto krime.

Një tjetër personazh që rezulton i implikuar është Sandër Pemaj, i dënuar nga drejtësia greke. Ai konsiderohej për trafikun e 1.2 tonë kokainë nga Karaibet. Aktivitetin e trafdikut e drejtonte nga burgu”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb