Zbardhen të tjera detaje për operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Malësi të Madhe. Mësohet se gjatë aksionit janë sekuestruar në fshatin Vrakë rreth 200 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Droga u gjet në një makinë tip “Land Rover” të braktisur në fshatin Vrakë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se policia arrestoi drejtuesin e makinës, i cili ishte larguar nga banesa pasi kishte braktisur makinën me drogë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se është poseduesi i drogës. Policia pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në orët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb