TIRANË

Detaje të reja për operacionin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krujës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se është arrestuar shtetasit Saimir Kuçi, i akuzuar për dhunimin e biznesmenit nga Nikla Nazmi Çanku.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Artan Kurti (Lleshi, Prenga), i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal. Me vendim gjykate FNSH-të kanë kontrolluar 7 banesa në Kombinat, Astir dhe Fushë Mëzes. Po kështu mësohet se dhe disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb