ITALI- Pas verifikimeve të fundit, Roja Bregdetare italiane i ka dorëzuar Ministrisë së Jashtme, Prokurorisë së Barit dhe qeverisë greke listën me 477 personat e shpëtuar nga “Norman Atlantic”. Tashmë do të jetë i mundur ballafaqimi me listën e imbarkimit të autoriteteve në portin e Patras në Greqi.

https://www.youtube.com/watch?v=xOZn6q7lh_g&feature=youtu.be

“Norman Atlantic”, ende i ndaluar, ndodhet pranë gjirit të Vlorës, pranë ishullit të Sazanit, rreth dy milje nga bregu i detit. Kushtet atmosferike nuk e bëjnë akoma të mundur rinisjen e rimorkimit. Anija sidoqoftë, është e sigurt pasi është e lidhur me rimorkiatorin Marietta Barretta dhe është e rrethuar nga dy mjete të tjera lundruese të Shoqatës së Brindisit, Tenax dhe l’Asmara.

Era me drejtim Veri-Lindje, deti 8 ballë, bëjnë që për momentin të përjashtohet mundësia që lundrimi të vijojë drejt Italisë. Duhet të pritet që kushtet e motit të përmirësohen për të rinisur procedurat e transportit të anije relike, për në portin e Brindisit, me një distancë prej 60 miljesh nga vendi ku ndodhet tani “Norman Atlantic”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb