TIRANË-11 persona janë ndaluar ditën e sotme nën akuzën për vjedhje të energjisë elektrike. Policia bën me dije se 5 nga të ndaluarit janë elektriçistë të cilët kanë shpërdoruar detyrën. “Deri në orën 19:00 të ditës së sotme janë arrestuar dhe ndaluar 11 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, pasi 5 prej tyre janë me detyrë elektriçist, punonjës të OSHEE. Është mbështetur OSHEE në 286 raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 305 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Ndërkohë nga të arrestuarit, 6 prej tyre janë pronarë biznesesh”- bëhet me dije nga policia.

REZULTATET E OPERACIONIT NË QARQE
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë ndaluar 5 persona me detyrë Elektiçistë pranë OSHEE.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 person .
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është arrestuar 1 person .
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë arrestuar 2 persona.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: