TIRANË- Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi tregtonte karburant në kundërshtim me ligjin. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ferdinant Gurguri, 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, komuna Dërmenas, Fier.

Ai u kap duke tregtuar karburant në kundërshtim me ligjin, në karburantin e tij në fshatin Hamil. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi prej 1500 litra karburant

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “ Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb