Operacioni i koduar “Perimetri”, nuk ka ndalur në asnjë moment nga policia.

Së fundmi, në pranga ka rënë shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit me makinën tip “Mercedes-Benz” po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve Evropiane.

Policia po njofton se po punohet aktualisht për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb