KORÇË

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka qenë në kërkim për disa javë për transportimin e paligjshëm të 29 klandestinëve me furgon.

Ai është bashkëpuntori i Marius Bulkut që është arrestuar që më 12 tetor kurse Elion Matranxhi është arrestuar sot.

Matranxhiu nuk iu bind urdhërit të Policisë më 12 tetor pasi u pikas në Maliq duke i ikur uniformave blu.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Bashkëpunoi me një person tjetër (të arrestuar më parë) për transportimin e 29 emigrantëve të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 23-vjeçari.
Strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Policinë Kufitare Korçë dhe Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 12.10.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.
Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit M. B., 20 vjeç (i arrestuar në flagrancë), të cilët në datën 12.10.2020 janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar kundrejt fitimit, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm. Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por shtetasi E. M. nuk i është bindur urdhrit të tyre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb