KAVAJË –Një 28-vjeçar i dënuar për vjedhje, që kishte tentuar të largohej dhe nga burgu, është arrestuar sot nga Komisariati i Policisë së Kavajës.
Arrestimi i Mario Bitit është bërë në orën 21:40, pas një operacioni të mirëorganizuar të efektivëve blu, të emërtuar “Plugu”.
Kësisoj, Biti, lindur dhe banues në Plug të Lushnjes, i dënuar më parë për vjedhje, ishte shpallur në kërkim për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim.
Për këtë shtetas, prokurori dh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”. Materialet në ngarkim të tij tashmë do t’i kalojnë për ndjekje, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
(ar.sh/BalkanWeb)